Haziri: Tentojnë të na ndalin me fushatë ‘sondazhi’
BKT
Lajme

Haziri: Tentojnë të na ndalin me fushatë ‘sondazhi’

F.S / RTKlive

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka reaguar pas një sondazhi të publikuar nga për zgjedhjet e ardhshme parlamentare, të cilat e nxjerrin Lëvizjen Vetëvendosje si partinë e parë, teksa LDK-në si partinë e tretë me 16 përqind të votave.

Ai ka akuzuar partinë në pushtet se kanë tentuar që me fushatë ‘sondazhi’ ta sulmojnë subjektin e tij politik.

“Një javë pas opozitarizmit racional e të faktuar, punës së jashtëzakonshme në terren me qytetarët, interpelancës për tenderët njëburimor dhe videos së djeshme të kryetarit të LDK-së, paskan tentuar me fushatë ‘sondazhi’ të na sulmojnë. Ne ecim para drejt rikthimit të madh. Nuk ka kush na ndal. Ne kemi vendosur të punojmë deri në ditën e zgjedhjeve pa u ndal. LDK, shpresë e besë për  Kosovën!”, ka shkruar Haziri në Facebook.

Ndaj këtij sondazhi ka reaguar edhe deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami. Ajo ka thënë se realiteti do ta dëshmojë të kundërtën.

“Këtë herë paskan treguar gjenerozitet, na paskan ulur vetëm në 16%. Me sondazhe mund të na ulin edhe më shumë, do ta bëjnë javëve në vijim, por realiteti ndryshon nga sondazhet e tyre. Mbajeni në mend, sa herë që ka një krizë, qeverisë i vjen një sondazh i ri. Herën e kaluar në ditën e faturave dyfish të energjisë elektrike, këtë herë në periudhën e shpërfaqjes së korrupsionit përmes kontratave sekrete e pazareve në katër sy”, ka shkruar ajo.


MË SHUME NGA Lajme