Plagoset një person në Fushë Kosovë, identifikohet i dyshuari
BKT
Lajme

Plagoset një person në Fushë Kosovë, identifikohet i dyshuari

B. H. | RTKlive

Një person është plagosur sot pasdite në Fushë Kosovë me armë zjarri. Rastin e ka konfirmuar Policia e Kosovës, teksa i dyshuari ende është në arrati

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Bedri Pejani”.

“Sot rreth orës 17:00 policia ka marrë informatën për një plagosje me armë zjarri të ndodhur në rrugën  “Bedri Pejani” në Fushë Kosovë. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes  dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarje”, tha për RTKlive zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ajo tutje ka bërë të ditur se i plagosuri është dërguar për tretman mjekësor, ndërsa lidhur me rastin është identifikuar një person i dyshuar.

“Hetuesit policor në koordinim me prokurorinë, po ndërmarrin  veprimet hetimore për arrestimin e personit të dyshuar i cili është identifikuar si dhe ndriçimin e plotë të rastit”, tha Ahmeti.


MË SHUME NGA Lajme