Kandiq thotë se në Serbi gjyqësori është i `prishur`
BKT
Lajme

Kandiq thotë se në Serbi gjyqësori është i `prishur`

M.Miftari/RTKlive

Natasha Kandiq, drejtoreshë e Fondit për të Drejtën Humanitare, ka reaguar për gjyqësorin në Serbi lidhur me mospjesëmarrjen në seanca gjyqësore të pjesëtarëve të VTO VJ-së (Mbrojtja Territoriale Ushtarake e Ushtrisë së Jugosllavisë), të cilët kanë vrarë 118 civilë në fshatrat e Pejës gjatë kohës së luftës në Kosovë.

Kandiq, përmes platformës “X” ka shkruar se të akuzuarit për krime lufte në fshatrat e komunës së Pejës, ku kanë vrarë 118 civilë, si pjesëtarë të VTO VJ-së, nuk vijnë në 3 nga 8 seancat e planifikuara, kjo tregon se gjyqësori është ‘i prishur’.

“Nëse të akuzuarit për krime lufte në fshatrat e komunës së Pejës, ku kanë vrarë 118 civilë, si pjesëtarë të VTO VJ-së, nuk vijnë në 3 nga 8 seancat e planifikuara, kjo tregon se gjyqësori është ‘i prishur’, që është të mbështetur nga fakti se aktgjykimi i shkallës së parë është nxjerrë në vitin 2014”, ka shkruar Kandiq.


MË SHUME NGA Lajme