Osmani në ditën e romëve, pret deputetin Galushi
M.Sh/RTKLive
Presidentja Vjosa Osmani për nder të Ditës Ndërkombëtare të Romëve, ka pritur në zyrën e saj një delegacion të përbërë nga përfaqësues të komunitetit rom, të kryesuar nga deputeti Erxhan Galushi.
Presidentja Osmani shprehu urime të përzemërta për Ditën Ndërkombëtare të Romëve, duke i falënderuar pjesëtarët e komunitetit rom në Kosovë për kontributin e tyre, e të cilët përbëjnë shtyllë të fuqishme të shoqërisë sonë.
"Sot, në Ditën Ndërkombëtare të Romëve, së bashku me Nurajin 7-vjeçare, bëmë thirrje për sa më shumë arsimim të vajzave dhe grave rome. Kjo është rruga më e mirë drejt suksesit dhe prosperitetit të të gjithë shtetit tonë dhe në këtë rrugë do ta keni mbështetjen time të vazhdueshme. Gëzuar Nurajit dhe të gjithë pjesëtarëve të komunitetit rom, të cilët përbëjnë shtyllë të fuqishme të shoqërisë sonë", tha Osmani.
Presidentja uroi në gjuhen rome - Ditën Ndëkombëtare të Romëve ”Bahtalo 8 Aprili - Lumiako Dive e Romengo” (Urime 8 Prillin - Ditën Botërore të Romëve).
























