11:24 / 09.04.2024
Forumi Rinor i LDK-së: Qeveria Kurti shkeli shtatë herë Kushtetutën
RTK
Forumi i Rinor i Lidhjes Demokratike të Kosovës ka zhvilluar një aksion simbolik para ndërtesës së Qeverisë, duke shtruar një tepih të shkruar “Gjykata Kushtetuese”.
Në përvjetorin e 16-të të Kushtetutës, e cilësuan Qeverinë e udhëhequr nga Albin Kurti si shkelësja më e madhe e aktit më të lartë juridik në vend.























