Ambasadori gjerman viziton RTK-në
BKT
Lajme

Ambasadori gjerman viziton RTK-në

RTK

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jörn Rohde vizitoi transmetuesin publik, ku u prit nga Drejtori i Përgjithshëm, Shkumbin Ahmetxhekaj.

Diplomati gjerman u informua për sfidat e RTK-së, të ndërlidhura me çështjen e financimit dhe pronës së pa definuar, ku u theksua se raportet për këto dy çështje kruciale janë dërguar në kuvend nga Bordi i RTK-së, por të cilat ende nuk janë vënë në agjendë të diskutimit nga ana e Kuvendit.

Drejtori i Përgjithshëm i RTK-së e falënderoi ambasadorin gjerman për mbështetjen e tij të vazhdueshme për fuqizimin e medieve në Kosovë dhe njëkohësisht kërkoi mbështetje për disa projekte kapitale në Radiotelevizionin e Kosovës.

Me këtë rast, diplomati gjerman u njoftua me investimet e fundit në RTK, me studion e re dhe investimet kapitale në teknologjinë e transmetimit.

Ambasadori Rohde gjatë vizitës në RTK dha një intervistë për magazinën informative “Lajmet e Fundit”, që do të transmetohet sonte nga ora 22:30 me gazetarin Arton Mulliqi.


MË SHUME NGA Lajme