16:51 / 10.04.2024
Një veturë përfshihet nga zjarri në autostradën ‘Ibrahim Rugova’
B. H. | RTKlive
Një veturë është përfshirë sot nga zjarri në autostradën “Ibrahim Rugova”. Rasti ka ndodhur në kilometrin e tretë Sukarekë-Prizren.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë, Bajram Krasniqi.
“Pas orës 15:00, një veturë është përfshirë nga zjarri. Rasti ka ndodhur në kilometrin e tretë Suharekë – Prizren. Nuk ka të lënduar. Dyshohet se deri te zjarri ka ndodhur si pasojë e një defekti teknik”, tha Krasniqi.























