Në Prizren keqtrajtohet një fëmijë nga fqinji i tij, prindi kërkon drejtësi
BKT
Lajme

Në Prizren keqtrajtohet një fëmijë nga fqinji i tij, prindi kërkon drejtësi

Nora Gjuzi| RTK

Një rast tronditës ka ndodhur në qytetin e Prizrenit. Një burrë e ka rrahur brutalisht një fëmijë 4 vjeç.

“I akuzuari ka sulmuar djalin tim djalin, djali ka fraktura në hundë dëmtim të nofullës të gjitha do të shpalosen do të bëhen publike po nuk ka pas ndonjë arsye ndaj një fëmije 4 vjeçar një i rritur me bo atë veprim të gjitha bien poshtë d.m.th ai është fëmijë ai nuk ë bënë një veprim me paramendim ai nuk e din se çka bon është fëmijë 4 vjeçar ndërsa një i rritur ai e ka bo një veprim me paramendim e ka sulmuar e ka rrahur në mënyre brutale djalin”, tha për RTK, prindi Përparim Bajraktari.

Policia në Prizren e ka konfirmuan rastin. “Lidhur me rastin në fjalë policia i është përgjigjur rastit dhe janë intervistuar palët. Me urdhër të prokurorit  kujdestar, është filluar hetim për veprën penale “Lëndim i rëndë trupor”. I dyshuari është arrestuar dhe intervistuar në prezencën e avokatit mbrojtës, e me urdhër të prokurorit kujdestar është ndaluar për 48 orë”, thotë Policia.

Nga spitali rajonal deklaruan se fëmija ka marrë trajtim mjekësor dhe pas ekzaminimeve është konstatuar se ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është lëshuar në shtëpi.

Në seancën gjyqësor të mbajtur sot, gjyqtari i rastit nuk pranoi të vazhdonte seancën duke kërkuar nga pala e dëmtuar ta lëshojë sallën, e që u refuzua nga pala e dëmtuar, të cilët e cilësuan se është jo e drejtë që të largohen nga salla.

“Ligji e parasheh që kush është në seancën e paraburgimit por nuk ja ndalon as nuk thotë decidivisht se pala e dëmtuar mund ta ketë një përfaqësues dhe ta angazhoj në këtë seancë e ne me dhunë nuk mundemi”, tha Betim Kadolli, avokati mbrojtës

Avokati i palës mbrojtëse nuk ka pranuar të deklarohet, ndërsa të akuzuarit i është caktuar masa e paraburgimit prej një muaji.

 


MË SHUME NGA Lajme