20:11 / 11.04.2024
Regjistrimi i diasporës përmes platformës ‘online’
E. Hoti / RTKlive
Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD) ka lansuar platformën online për regjistrimin e diasporës në Regjistrimin e Popullsisë (ReKos 2024).
"Ftohen qytetarët e Kosovës që jetojnë në diasporë që ta shfrytëzojnë këtë mundësi për ta bërë regjistrimin online në linkun: https://ediaspora.rks-gov.net/".
Regjistrimi i Popullsisë, Ekonomive Familjare dhe Banesave (ReKos 2024) realizohet nga data 5 prill deri më 17 maj 2024.
Aplikacioni është i disponueshëm në 3 gjuhë: shqip, anglisht dhe serbisht.























