Nxirret nga Qendra për punë sociale trupi i pajetë i viktimës 21 vjeçare
BKT
Lajme

Nxirret nga Qendra për punë sociale trupi i pajetë i viktimës 21 vjeçare

Edona Podvorica / RTK

( E përditësuar 17:28) Është nxjerrë nga Qendra për Punë SAociale trupi i pajetë i viktimës 21 vjeçare e cila dyshohet se u vra nga ish-bashkëshorti i saj,me të cilin bëhet e ditur se ishte në procedurë divorcimi.

Trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Vritet një grua në Qendrën për Punë Sociale në Ferizaj, një i plagosur

Driton Ramadani| RTK

Një grua është vrarë në Qendrën për Punë Sociale në Ferizaj, ndërsa është plagosur edhe një person.

Policia është njoftuar për të shtëna me armë zjarri në këtë qendër në orën 14:40 dhe i është përgjigjur rastit.

Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, tha për RTK se sot në ora 14:40 kanë pranuar një informatë se në Qendrën për Punë Sociale në Ferizaj ka të shtëna me armë zjarri.

“Për pasoj nga të shtënat e armës se zjarrit një person e gjinisë femërore ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, kjo është konfirmuar nga mjekët kujdestarë, ndërsa është plagosur një person mashkull , i cili është dërguar në Qendrën Emergjente në Ferizaj”, tha ai.

I dyshuari pasi ka shtënë me armë zjarri është larguar në drejtim të panjohur.

“Ekipe të policisë menjëherë kanë rrethuar zonën dhe në ora 15:15 kanë arritur që të arrestojnë të dyshuarin e kësaj ngjarje. Ekipe të hetuesve dhe krim teknikët  janë në vendin e  ngjarjes të cilët janë duke e ekzaminuar vendin e ngjarjes,  ndërsa për të gjitha veprimet policore është njoftuar prokurori i shtetit”, tha Veseli.No description available.


MË SHUME NGA Lajme