Kurti takon ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, flasin për bashkëpunim
BKT
Lajme

Kurti takon ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, flasin për bashkëpunim

E. Hoti / RTKlive

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, priti në takim ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, Jonathan Hargreaves. Marrëdhëniet bilaterale dhe çështjet aktuale ishin temë e diskutimit.

“Diskutimi u fokusua edhe në hapin e radhës drejt anëtarësimit të Republikës së Kosovës në Këshill të Evropës dhe rëndësinë që anëtarësimi në këtë organizatë sjell në mbrojtjen e lirive dhe të drejtave përmes qasjes në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut në Strazburg”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.

Në këtë drejtim, kryeministri theksoi rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë me Mbretërinë e Bashkuar si shtet themelues i Këshillit të Evropës, aleat dhe partner i Republikës së Kosovës.


MË SHUME NGA Lajme