Prokuroria: Ministrja Hajdari u intervistua në cilësinë e të pandehurës
BKT
Foto| Elmina Osmani| RTK
Lajme

Prokuroria: Ministrja Hajdari u intervistua në cilësinë e të pandehurës

Elmina Osmani| RTK

(Plotësuar, 15:30) Prokuroria Speciale ka konfirmuar se sipas ftesës së kësaj prokurorie, ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, është paraqitur për t’u intervistuar në cilësinë e të pandehurës, nën dyshimin se ka kryer veprën penale ‘’Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar’’, nga neni 414 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës, lidhur me rezervat shtetërore.

“Mirëpo, e njëjta sot nuk është deklaruar, dhe siç e parasheh Kodi i Procedurës Penale ka shfrytëzuar të drejtën për t’u mbrojtur në heshtje”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Speciale.

Më herët, ministrja Hajdari para mediave deklaroi se ajo është paraqitur në prokurori për të dhënë sqarime lidhur me legjislacionin në fuqi që ka të bëjë me rezervat shtetërore.

Ministrja Hajdari mohon të jetë intervistuar nga Prokuroria: Dhashë sqarime

(Plotësuar 12:35) Ministrja Rozeta Hajdari sapo ka dalë nga objekti i Prokurorisë Speciale. Ajo ka thënë para gazetarëve se nuk është intervistuar sot por ka ardhur që të jap sqarime pranë prokurorisë për legjislacionin që është në fuqi për rezervat shtetërore.

“Kjo kërkon qartësi në legjislacionin në fuqi që është Ligji për Rezervën Shtetërore, Ligji për Mbrojtjen e Informacionit të Klasifikuar dhe ligjet tjera, prandaj derisa t’i marrim qartësitë përkatëse, ne do të bëjmë kërkesën dhe të vijmë t’ju japim përgjigjet që kanë nevojë t’i marrin”, u shpreh ajo.

Ministrja Hajdari intervistohet nga Prokuroria Speciale

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, po merret në pyetje, në Prokurorinë Speciale të Kosovës.

Ky intervistim i ministres Hajdari ka nisur në orën 9:30.

RTK do të ju mbajë të informuar për zhvillimet në këtë çështje.

No description available.


MË SHUME NGA Lajme