Drenas, u mbajt koncert për fëmijët e vrarë gjatë luftës | Video
BKT
Foto: Valjeta Shala / RTK
Lajme

Drenas, u mbajt koncert për fëmijët e vrarë gjatë luftës | Video

Valjeta Shala/ RTK

Në prag të përvjetorit të Masakrës së Poklekut në Drenas, është mbajtur një koncert dedikuar të gjithë fëmijëve që u vranë gjatë luftës së fundit në Kosovë. Ky aktivitet u organizua nga dy shkolla të kësaj komune, për t`i përkujtuar mbi 1432 fëmijët e vrarë nga forcat serbe.

Me 17 prillit bëhen 25 vjet nga masakra në fshatin Poklek i Vjetër dhe Çikatovë të Vjetër komuna e Drenasit, ku ushtria serbe ka masakruar e djegur kufomat e shqiptarëve civilë të paarmatosur, duke filluar prej foshnjave gjashtëmuajshe e deri te pleqtë 75 vjeçar.

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, duke kërkuar drejtësi, tha se nuk harrohen asnjëherë vuajtjet e fëmijëve të rënë.

“Liria e Kosovës ishte ideal i gjeneratave të tëra. Ky koncert përkon me masakrat që ndodhen 25 vjet me parë. Përkulemi para gjithë atyre që ranë për liri ku pësuan pleq, gra e fëmijë. Drejtësia ende nuk ka vepruar për këto krime, ne nuk do t’i harrojmë asnjërerë vuajtjet e fëmijëve tanë. Në po punojmë që fëmijët sot të kenë të ardhme të ndritur”, u shpreh kryetari Lladrovci.

Xhavit Muqolli ka rrëfyer historinë e dhimbshme të familjes së tij.

“Në familjen tonë janë masakruar 57 anëtar. Nga ta kanë kishte fëmijë e deri të pleqtë”, ka thënë Muqolli.

Kurse Hajzer Gjoci, mësimdhënës/profesor i muzikës, ka thënë se me këtë koncert kanë dashur që sado pak të solidarizohen më familjet që kanë humbur familjarët e tyre e po ashtu edhe t’iu tregojnë edhe fëmijëve tjerë atë se çfarë ka ndodhur.


MË SHUME NGA Lajme