21:30 / 15.04.2024
ZPS kërkon dënim të rëndë ndaj ish-pjesëtarit të UÇK-së, Pjetër Shala|Video
Edina Avdiu / RTK
Në Hagë, zyra e Prokurorit të Specializuar ka kërkuar dënim të rëndë ndaj ish-pjesëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Pjetër Shala.
Sipas saj, në vitin 1999, në një fabrikë të përpunimit të metaleve në Kukës, Shala ka ndaluar, torturuar e vrarë viktima të pafajshme. Zyra e prokurorit pretendon se shumica e viktimave ishin shqiptarë të Kosovës.























