Barbano : EULEX dënon ashpër rastet e fundit të femicideve në Kosovë
BKT
Lajme

Barbano : EULEX dënon ashpër rastet e fundit të femicideve në Kosovë

V.Th. /RTKlive

Shefi i Eulexit, Giovanni Pietro Barbano ka reaguar lidhur me vrasjet e grave në Kosovë.

Përmes një postimi në platformen,” X”, Barbano ka shkruar se EULEX-i i dënon ashpër rastet e fundit të femicideve në Kosovë.

Ai ka thënë se EULEX është i përkushtuar që të mbështes institucionet në luftën kundër këtij fenomeni.

“EULEX dënon ashpër rastet e fundit të femicideve në Kosovë. Si Mision për Sundimin e Ligjit, ne jemi plotësisht të përkushtuar për të mbështetur institucionet vendore në luftën kundër këtij fenomeni të tmerrshëm, ku gratë janë kryesisht viktima”, ka shkruar Barbano.


MË SHUME NGA Lajme