Basha: Vota ndaj Kosovës në KiE, votë për normalizim, stabilitet e paqe
BKT
Lajme

Basha: Vota ndaj Kosovës në KiE, votë për normalizim, stabilitet e paqe

Gentiana Kelmendi|RTKlive

Pjesmarrës në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës ku u diskutua raporti për anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë përfaqësuesi shqiptar Lulzim Basha ka thënë se votimi për anëtarësimin e Kosovës në KiE është votë për normalizim, stabilitet e paqe në Ballkan.

“Tani pyetja është a të ju lejojmë qytetarëve të Kosovës t’i gëzojnë këto beneficione apo jo, kjo është pyetja”.

Ai ka përmendur sulmin terrorist të 24 shtatorit në veri të Kosovës.

“Në shtator vitin e kaluar pati një skenar të stilit të Krimesë. S’ishte sporadik, por inkurzion ushtarak i organizuar për të aneksuar veriun e Kosovës.  Ishte pjesë e planit të botës serbe. Kjo është pse të votohet në KiE është akti më normalizues në Ballkan. Kjo është pikëpamja të ruajmë vlerat që duhet të triumfojnë”, ka thënë Basha.


MË SHUME NGA Lajme