20:25 / 16.04.2024
131 vota për, 29 kundër, PACE njofton zyrtarisht për votimin për Kosovën
Gentiana Kelmendi|RTKlive
Asambleja Parlamentare ka njoftur edhe zyrtarisht në platformën “X” për votimin pro Kosovës.
“Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës ka rekomanduar që Kosova të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës.
Ajo miratoi një opinion ligjor me 131 vota për, 29 kundër dhe 11 abstenime.
Vendimi përfundimtar për anëtarësimin e Kosovës në KiE i takon organit ministror.
Lajme të reja priten në vazhdim…”, thuhet në reagimin e PACE.























