Basha: I’a dolëm që Kosova të triumfojë sot
BKT
Lajme

Basha: I’a dolëm që Kosova të triumfojë sot

V.Th. /RTKlive

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha e cilësoi sot anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Europës një ditë të madhe për Kosovën dhe shqiptarët në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni të Veriut dhe Mal të Zi.

“Të gjithë së bashku në udhëheqjen e Kosovës i’a dolëm që Kosova të triumfojë sot”, ka thënë Basha në një postim në rrjetin social Facebook.

Basha falënderoi Dora Bakojanis për kontributin e jashtëzakonshëm për të arritur në këtë moment historik.


MË SHUME NGA Lajme