Gërvalla: Votimi i sotëm është vlerësim i arritjeve të Kosovës
BKT
Lajme

Gërvalla: Votimi i sotëm është vlerësim i arritjeve të Kosovës

Valbona Thaçi / RTKlive

Duhet edhe shumë punë deri në anëtarësimin e plotë, ka thënë në një lidhje të drejtpërdrejtë në RTK, ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës Donika Gërvalla.

“Duhet edhe shumë punë deri në anëtarësimin e plotë”, ka thënë në një lidhje të drejtpërdrejtë në RTK, ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës Donika Gërvalla, derisa foli për rëndësinë e votimit të sotëm në Asamblenë Parlamentare të KiE-së.

“Mirëpo sot është një ditë për të festuar suksesin dhe një ditë për të mos harruar që votimi i sotëm është vlerësim i arritjeve që ka bërë Republika e Kosovës në shumë fusha por sidomos në arritjen e standardeve të demokracisë, të mbrojtjes të drejtave të njeriut dhe sidomos në sundimin e ligjit”, deklaroi ministrja Gërvalla.

Duke i falemnderuar të gjithë ata që e mbështetën Kosovën, ajo tha se kërkesa me rekomandimin e raportueses Bakoyannis ka marrë vota masive.

Gërvalla po ashtu tha se sot është parë demonstrimi dhe fuqia e forcave demokratike ndaj atyre që e pengojnë demokracinë.


MË SHUME NGA Lajme