Rohde: Tani vjen pesha e rëndë, për të siguruar shumicën e nevojshme në maj
BKT
Lajme

Rohde: Tani vjen pesha e rëndë, për të siguruar shumicën e nevojshme në maj

Gentiana Kelmendi|RTKlive

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jörn Rohde ka reaguar pas votimit të Asamblesë Parlamentare pro Kosovës.

Ai ka thënë se u fituan zemrat dhe mendjet në Asamble, por sipas tij tani vjen pasha e rëndë, dhe se tani Kosova duhet t’i bindë ministrat me veprime.

 “Duke fituar zemrat dhe mendjet në Asamble: Aplikimi për anëtarësim i Kosovës fitoi pothuajse 80% të votave. Tani vjen pesha e rëndë për të siguruar shumicën e nevojshme 2/3 në Komitetin e Ministrave në maj, Kosova duhet të bëjë atë që duhet për të bindur me meritë dhe veprime”, ka shkruar ai në “X”.


MË SHUME NGA Lajme