23:30 / 17.04.2024
Përfshihet nga zjarri kuzhina e një lokali në Gjakovë
M.P. / RTKlive
Kuzhina e një lokali në Gjakovë është përfshirë nga zjarri.
Lajmin për RTKlive e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për këtë rajon, Sheremet Elezaj, i cili ka treguar se rasti ka ndodhur në rrugën "Mbretëresha Teutë" rreth orës 20:30.
“Zjarri është lokalizuar dhe përveç dëmeve materiale nuk ka pasur pasoja në njerëz”, ka konfirmuar ai.
Njësitet e nevojshme policore dhe zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes, ndërkaq rasti është iniciuar si “incident zjarri”.























