10:35 / 18.04.2024
Dështon konstituimi i Komisionit Hetimor për tekstet shkollore
B.H./RTKlive
Ka dështuar konstituimi i Komisionit Hetimor Parlamentar për subvencionimin e teksteve shkollore dhe mjeteve shkollore për vitin shkollor 2023/2024,në mungesë kourumi.
Në komision ishin të pranishëm vetëm pesë deputetë: Shemsedin Dreshaj i AAK-së, Bekim Haxhiu i PDK-së dhe tre deputetët e LVV-së, Mefail Bajqinovci, Arjeta Fejza dhe Mirlinda Tishukaj Sadiku.
Mbledhja e këtij komisioni do të mbahet të premten e ardhshme në orën 13:30.























