Osmani: Pesë policë të Kosovës po mbahen peng nga shteti shovinist - Serbia
B. H. | RTKlive
Presidentja Vjosa Osmani ka thënë se Serbia po mban peng pesë policë të Kosovës, teksa e ka quajtur fqinjin verior si shtet ‘shovinist’.
Këto komente e para e shtetit i bëri në ceremoninë e diplomimit të kadetëve të Policisë së Kosovës.
“Përderisa vazhdimisht përballemi me sfida të sigurisë, mos të harrojmë se edhe në këto momente pesë policë të Republikës sonë po mbahen peng nga një shtet shovinist, nga Serbia”, tha ajo.
Osmani i bëri thirrje aleatëve që të reagojnë për këtë çështje, në mënyrë që policët e ndaluar nga autoritetet serbe të lirohen sa më parë.
“U bëjmë thirrje të gjithë aleatëve tanë që ta ngrenë zërin dhe t’i rrisin përpjekjet që të ndalin mizoritë dhe veprimet e tilla shoviniste kundër qytetarëve tanë dhe kundër policisë sonë”, shtoi Osmani.























