13:26 / 18.04.2024
Zëvendësministrja e MKRS-së takon kryetarin e MESAM
K. Kasumi / RTKlive
Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka njoftuar se zëvendësministrja Daulina Osmani ka pritur në takim kryetarin e organizatës MESAM, Recep Ergül, i shoqëruar nga anëtarët e bordit dhe këngëtarin e njohur turk Coşkun Sabah.
“MESAM është organizatë nën ombrellën e Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit të Turqisë, ndërsa merret me të drejtat e autorit në fushën e muzikës”, ka njoftuar ministria.
Tutje në njoftim thuhet se tema e diskutimit ishte pikërisht për këtë çështje dhe mundësia e bashkëpunimit mes dy institucioneve në këtë fushë.























