Muhadri: Kënaqësi të përfaqësosh Kosovën në arenën ndërkombëtare
BKT
Sport

Muhadri: Kënaqësi të përfaqësosh Kosovën në arenën ndërkombëtare

Fatmir Bytyqi/RTKLive

“Gjyqtaret vajza në arenën ndërkombëtare” është tema e sontme në emisionin sportiv ‘Sport Elite’ në RTK.

Arbitrja e futbollit Lumturie Muhadri, ka thënë se është kënaqësi të përfaqësosh shtetin e Kosovës në rrafshin ndërkombëtar.

Ajo thotë se gjyqtaret e Kosovës tashmë kanë ndarë drejtësinë në ndeshje të rëndësishme evropiane.

“Për ne është kënaqësi dhe me rëndësi që e përfaqësojmë shtetin në arenën ndërkombëtare, si dhe vetën. Është më rëndësi sepse kemi ndarë ndeshje të rëndësishme që do t’i ndajmë më vonë”, ka thënë Muhadri.

“Puna jem më ka pruar deri këtu dhe kuptohet përkrahja e Federatës, por nëse s’kisha qenë e disiplinuar besoj që nuk do isha këtu ku jam. Në kohën kur kam nisur ka qenë mjerim në fushat e futbollit, tash vajzat e kanë shumë më lehtë dhe më mirë. Në kohën e tyre gjithçka është më ndryshe. Kur e kam nis, fjala e parë ka qenë “Uh femrat, nuk dinë kështu”. Me punë e kemi bind opinionin sportdashës që femrat dijnë me referu, janë të barabarta me meshkujt”, ka theksuar ajo.