Peci: Nuk kam nevojë të dal të votoj
BKT
Lajme

Peci: Nuk kam nevojë të dal të votoj

Edina Avdiu/ RTK

(E plotësuar) Kryetari i Zveçanit ka thënë se nuk ka nevojë për të votuar, duke u shprehur i gatshëm ta respektojë vullnetin e qytetarëve i dalë nga këto zgjedhje. E qytetarët e Zveçanit duket të mos jenë të interesuar për t`u bërë pjesë e procesit të votimit pro ose kundër shkarkimit të kryetarit.

“Në komunën e Zveçanit të gjitha pikat e votimit janë hapur në orën 07:00 të mëngjesit, deri më tani është gjithçka në rregull t'u shku. Qytetarët duket se nuk janë të interesuar të dalin të votojnë, por ka kohë ende, të shohim. Është vullnet i qytetarëve, çdo qytetar vendos për veten. Nuk kemi nevojë me dalë me votu, as për as kundër. Unë si kryetar komune ju bëj thirrje qytetarëve, është vullneti i tyre, a dalin pro ose kundër, me rëndësi është me shku gjithçka në rregull deri në përfundim të ditës së sotme. Ajo është në interesin e të gjithë qytetarëve edhe në interesin tim si kryetar komune”, ka thënë kryetari i Zveçanit, Ilir Peci.

Ai është shprehu të jetë i gatshëm ta respektoj vullnetin e qytetarëve nga këto zgjedhje.

“Vullnetin e qytetarëve do ta respektojmë, pro ose kundër. Pra jeni i gatshëm nëse arrihet numri i votave të largoheni nga pozita, sipas ligjit”, ka theksuar Peci.

Deri në orën 14:00 askush nuk ka votuar në Zveçan

Qytetarët e Zveçanit nuk janë fare të interesuar për t'u bërë pjesë e procesit të votimit pro ose kundër shkarkimit të kryetarit.

Deri në orën 14:00 në asnjë nga pesë qendrat e votimit në këtë komunë nuk ka votuar asnjë qytetar, raporton RTK.  Në këtë komunë të drejtë vote kanë 7 mijë e 209 qytetarë. Të gjitha kutitë në pesë qendrat e votimit janë të zbrazta.

Ndërsa, kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi, ka njoftuar se deri në orën 11:00, në Leposaviq kanë votuar 46 persona, shtatë në Zubin-Potok dhe 32 në Mitrovicë të Veriut. 

Për ta shkarkuar kryetarin duhen 50 për qind +1 e qytetarëve në listëve e votuesve të votojnë në favor të largimit të kryetarit. Por, nëse gjatë votimit nuk arrihet shifra prej 50 për qind, nisma konsiderohet se ka dështuar dhe, sipas udhëzimit administrativ, një iniciativë e njëjtë mund të ndërmerret vetëm pas 12 muajsh.


MË SHUME NGA Lajme