Mbyllen qendrat e votimit në veri të vendit
BKT
Lajme

Mbyllen qendrat e votimit në veri të vendit

RTK /RTKlive

Në orën 19:00 janë mbyllur qendrat e votimit në komunat veriore, ku nga ora 07:00  u votua për apo kundër shkarkimit të kryetarëve.

Shumë pak qytetarë kanë votuar në procesin e votimit për apo kundër largimit të kryetarëve nga funksioni në katër komunat veriore.

Ashtu si ishte paraparë, në ora 19:00, janë mbyllur qendrat e votimit në qytetet në veri të vendit: në Leposaviq; në Zveçan, ndërsa qendra e votimit u mbyll edhe në Zubin Potok.

Gjithashtu edhe në Mitrovicë të Veriut ka përfunduar procesi i votimit për ose kundër shkarkimit të kryetarit të komunës.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) tha se deri në orë 15:00 votuan 203 persona në votimet për shkarkimin ose jo të kryetarëve komunalë. Sipas zëdhënësit të KQZ-së, në Leposaviq kanë votuar 122 persona, në Zubin Potok 17, si dhe në Mitrovicë të Veriut 64 persona.

Për ta shkarkuar kryetarin duhen 50 për qind +1 e qytetarëve në listëve e votuesve të votojnë në favor të largimit të kryetarit. Por, nëse gjatë votimit nuk arrihet shifra prej 50 për qind, nisma konsiderohet se ka dështuar dhe, sipas udhëzimit administrativ, një iniciativë e njëjtë mund të ndërmerret vetëm pas 12 muajsh. 


MË SHUME NGA Lajme