ShBA: Serbia nuk ka bërë asgjë për gjetjen e sulmuesve në Banjskë
BKT
Lajme

ShBA: Serbia nuk ka bërë asgjë për gjetjen e sulmuesve në Banjskë

F.S/RTKLive

Edhe në këtë mbledhje të Këshillit të Sigurimit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara janë deklaruar ambasadorët e vendeve pjesëmarrëse, ku është vërejtur mbështetja pro dhe kundër Kosovës.

Aty foli edhe zëvendëspërfaqësuesi i Përhershëm i SHBA-së në OKB Robert Wood, i cili tha se Serbia nuk e ka ndërmarrë asnjë përpjekje për t’i gjetur përgjegjësit e sulmit të Banjskës më 24 shtator.

“Liderin e proklamuar të serbëve Milan Radoiçiq. Është kritike që Serbia të punojë me KFOR-in për ta parandaluar edhe një sulm tjetër sikur ai i shtatorit të vitit 2023”, tha Wood, ai cili foli për zgjedhjet e djeshme në veri dhe rreth ndalimit të qytetarëve të Kosovës nga autoritetet serbe në kufirin me Kroacinë javën e kaluar. Ai shprehu shqetësim për këtë.

“Jemi shumë të brengosur për ndërprerjen e lirisë së lëvizjes për qytetarët në Serbi më 17 prill dhe ndalimin e qytetarëve kosovarë përfshirë serbët etnikë që shërbejnë në Policinë e Kosovës. Ky veprim ishte shkelje e marrëveshjeve të kaluara të lirisë së lëvizjes dhe formë kërcënimi ndaj serbëve të Kosovës që marrin pjesë në jetën civile në Kosovë” ka thënë ai.

Wood tha se SHBA është e brengosur për rregulloren e BQK-së për dinarin. Ai tha se është në shpërputhje me zotimin e Kosovës për dialogun e lehtësuar nga BE. “Këto veprime afektojnë komunitetet e cenuara joshumicë dhe e minojnë normalizimin ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, deklaroi Wood, i cili ka folur edhe për zgjedhjet e djeshme në veri, duke përmendur mospjesëmarrjen e Listës Serbe.

“Dje Kosova mbajti votim për largim të kryetarëve në komunat veriore. Kishte dalje të pakët të njerëzve në votim. Neve na vjen keq që disa aktorë politikë nuk e shfrytëzuan plotësisht mjetin demokratik në duar e tyre nën ligjin kosovar. Vlerësojmë përpjekjet e autoriteteve zgjedhore të Kosovës që t’u mundësojnë të gjithë qytetarëve të Kosovës të regjistrohen si pjesëmarrës në këtë proces. E dimë që s’ka vendim nga votuesit për të larguar kryetarët dhe ata mbeten në atë funksion sipas kornizës ligjore të Kosovës”, deklaroi Robert Wood.

Ambasadori amerikan polemizoi edhe me ambasadorin rus për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë. “Operacioni i NATO-s ka qenë i domosdoshëm në Kosovë për ta ndaluar spastrimin etnik në Kosovë”, tha Wood.


MË SHUME NGA Lajme