Hasani shpreh mirënjohje ndaj Kroacisë për mbështetjen drejt integrimit
BKT
Lajme

Hasani shpreh mirënjohje ndaj Kroacisë për mbështetjen drejt integrimit

M.P. / RTKlive

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme i Shqipërisë, Igli Hasani gjatë vizitës zyrtare në Kroaci është takuar me kryeministrin Andrej Plenković.

“Shpreha mirënjohjen e qeverisë shqiptare për marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy vendeve tona dhe mbështetjen e vazhdueshme që Kroacia i ka dhënë Shqipërisë drejt integrimit europian”, ka shkruar ai.

Hasani tutje ka thënë se pret që bashkëpunimi të vazhdojë në të gjitha nivelet dhe në të gjitha fushat me interes të përbashkët.


MË SHUME NGA Lajme