Ahmetaj: Raporti i DASH-it, treguesi më real
BKT
Lajme

Ahmetaj: Raporti i DASH-it, treguesi më real

F.Sertolli / RTKlive

Nënkryetarja e PDK-së, Mimoza Ahmetaj e ftuar në ‘Lajmet e Fundit’ në RTK, ka komentuar raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit për të Drejtat e Njeriut për Kosovën për vitin 2023.

Duke folur për këtë raport, Ahmetaj tha se ai vë në pah problemet serioze në pavarësinë e gjyqësorit, kufizime serioze në lirinë e shprehjes dhe të mediave, përfshirë kërcënime apo dhunë kundër gazetarëve dhe dhunë me bazë gjinore.

Ajo tha se raporti i DASH-it dhe Raporti i Progresit janë dy raportet më relevante në nivel global që i dërgohen shteteve përkatëse.

“Një raporti i tillë që i drejtohet Kosovës me kaq negativitet na vjen pak ditë para vendimit të madh për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, që drejtpërdrejtë është institucioni që e ka për mandat avancimin e të drejtave të njeriut. Dhe llogariteni çfarë fature i vjen Kosovës. DASH i ka burimet e veta që e përcjellin Kosovën në çdo hap dhe fatura që sot na është dhënë është treguesi më real”, tha Ahmetaj.

Ajo ka përsëritur kërkesën e PDK-së për të shkuar në zgjedhje të parakohshme, sipas saj, për ta ndërprerë degjenerimin e institucioneve.


MË SHUME NGA Lajme