11,06 % dalja e votuesve në Kumanovë deri në orën 11:00
BKT
Lajme

11,06 % dalja e votuesve në Kumanovë deri në orën 11:00

Edona Podvorica / RTK

Deri në orën 11:00 dalja e qytetarëve me të drejtë vote në Kumanovë ka qenë 11,06% ose 9,240 votues.

Në këtë komunë të drejtë vote kanë 93,364 votues, derisa gjithsej ka 167 vendvotime!

Në sektorin për punë të brendshme në Kumanovë deklaruan për RTK-në se ka denoncim anonim që persona të panjohur organizojnë transport të votuesve nga adresat në vendvotime. Sipas policisë rasti po hetohet dhe nëse vërtetohet mund të kualifikohet si vepër penale.

Në krahasim me zgjedhjet e fundit presidenciale që u mbajtën 21.04.2019, para pesë vitesh dalja e votuesve ka qenë 41,67% në nivel vendi për rrethin e parë të votimit.

Në disa vendvotime ka ndërprerje  në proces të votimit, shkaku i mos funksionimit të pajisjeve biometrike për identifikim elektronik te gishtërinjve.


MË SHUME NGA Lajme