Ndërroi jetë punëtori i RTK-së, Bardhyl Bekteshi
RTKlive
Në moshën 64 vjeçare ndërroi jetë punëtori shumëvjeçar i Radio Televizionit të Kosovës (RTK), Bardhyl Bekteshi.
Lajmin për vdekjen e tij e kanë bërë të ditur familjarët e të ndjerit të cilët kanë treguar se varrimi i tij do të bëhet të premten në Podujevë.
Bardhyli përveç mjeshtër montazhe, autor i ciklit të emisioneve "me shqiptarët e Turqisë", viteve të fundit ka pasur kontratë të këshilltarit artistik për emisione të veçanta. Ishte sindikalist për më shumë se 10 vjet, si dhe punëtor i RTP-së.
Ka mbaruar filloren dhe gjimnazin në Podujevë, kurse studimet i ka kryer në Zagreb.
Familja e tij është e njohur në Llap, babai i tij është ndër mësuesit e parë.

Foto gjatë studimeve në Zagreb.
Në fotografin lartë Bardhyli është afër heroit Fehmi Lladrovci























