PSD me aksion kundër qeverisë
BKT
Foto| PSD në Facebook
Lajme

PSD me aksion kundër qeverisë

Zenel Hajrizi| RTK

Partia Socialdemokrate ka zhvilluar një aksion simbolik në oborrin e Qeverisë së Kosovës, pas raportimeve se Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës ka falur borxhet e kompanive për ambalazhimin e ujit.

Duke vendosur një çezmë para qeverisë, në shenjë simbolike, aktivistë të PSD-së, deklaruan se në të, nuk kanë qasje të gjithë.  Këtë ata e quajtën çezma e milionerëve.

Aktivist të PSD-së apelojnë organet e rendit që të zbardhin shkeljet e pretenduara ligjore.

Sipas PSD-së, pushteti aktual nuk ka sjell ndryshim, po punon për të mëdhenjtë sikurse qeveritë paraprake, ndërsa synojnë  që kompanitë e mëdha t’i kenë nën kontrollin e tyre. Ky aksion, sipas tyre bëhet pas raportimeve në media se qeveria ka favorizuar disa kompani të ujit.

 


MË SHUME NGA Lajme