Bordi i RTK-së: Vdekja e Bardhylit është humbje e madhe për RTK-në
BKT
Në Fokus

Bordi i RTK-së: Vdekja e Bardhylit është humbje e madhe për RTK-në

M.Miftari/RTKlive

Bordi i RTK-së me pikëllim e mori lajmin për ndarjen e parakohshme nga jeta të punëtorit të zellshëm, Bardhyl Bekteshi.

Bordi i Radiotelevizionit të Kosovës, përmes një telegrami ka ngushëlluar familjen, miqtë dhe farefisin për vdekjen e punëtorit shumëvjeçarë të RTK-së, Bardhyl Bekteshi.

“Vdekja e Bardhylit është humbje e madhe për Radiotelevizionin e Kosovës”, thuhet në telegramin e ngushëllimit, duke shtuar se kontributi e konstruktiviteti i Bardhit në punë do të shërbejnë si virtyt e shembull që do të ndiqet në transmetuesin publik të Kosovës.

“Familjes së Bardhit, miqve të tij e kolegëve në RTK, Bordi i shpreh ngushëllime më të sinqerta për ikjen e hershme nga jeta të kolegut Bardhyl Bekteshi”, thuhet në fund të telegramit të ngushëllimit.


MË SHUME NGA Në Fokus