21:48 / 26.04.2024
MPJ e Gjermanisë del me njoftim për takimin me Kurtin
Gentiana Kelmendi|RTKlive
Ministria e Punëve të Jashtme e Gjermanisë ka njoftuar se temë kryesore e takimit me kryeministrin Albin Kurti, ka qenë anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës.
Në një njoftim në platformën “X” theksohet se Baerbock dhe Kurti kanë diskutuar për hapat e ardhshëm në rrugën e Kosovës drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës.
“Pak më pak se tri javë deri në takimin e Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës në Strasburg. Baerbock diskutoi me Albin Kurtin në margjinat e konferencës së Petersberg-ut se cilat hapa janë të rëndësishme tani, nëse Kosovës do t’i hapet rruga drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës”, thuhet në njoftimin e Ministrisë.























