Haradinaj: Kurrë nuk do të ndalemi së kërkuari drejtësi
BKT
Lajme

Haradinaj: Kurrë nuk do të ndalemi së kërkuari drejtësi

G.Kelmendi|RTKlive

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, duke kujtuar masakrën e Mejës dhe të pagjeturit në Kosovë ka thënë se kujtimi për ta nuk do të harrohet kurrë dhe nuk do të ndalen së kërkuari drejtësi.

Ai e ka cilësuar masakrën e Mejës si ndër masakrat më të mëdha në Kosovë.

“Sot, Kosova shënon Ditën e të Pagjeturve, njëkohësisht edhe ditën e masakrës së Mejës.

Nuk është rastësi, që Dita e të Pagjeturve, shënohet pikërisht në ditën e masakrës së Mejës.

Në këtë datë forcat okupatore kryen njërën ndër masakrat më të mëdha në Kosovë, duke vrarë 377 motra e vëllezër tanë shqiptarë, një pjesë e tyre ende të pagjetur. Shqiptarë të pambrojtur të dy besimeve fetare që kishin vetëm një ëndërr, lirinë e Kosovës.

Kurrë nuk do të harrojmë kujtimin për ta. Kurrë nuk do të ndalemi së kërkuari drejtësi.

Pushofshin të qetë në tokën e Kosovës!”, ka shkruar Haradinaj.


MË SHUME NGA Lajme