Vdes një shtetase e Serbisë në QKUK, u dërgua në gjendje të rëndë
BKT
Lajme

Vdes një shtetase e Serbisë në QKUK, u dërgua në gjendje të rëndë

Gentiana Kelmendi/RTKlive

Në raportin 24 orësh, Policia e Kosovës ka njoftuar se një shtetase e Serbisë që ishte dërguar në gjendje të rëndë në QKUK, ka vdekur.

Trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

“HETIM MBI VDEKJEN – Prishtinë 27.04.2024 -13:02. Është raportuar se viktima femër shtetase e Serbisë, e cila ishte dërguar në gjendje të rëndë shëndetësore në QKUK Prishtinë, ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë dërgohet në IML për obduksion”, thuhet në raportin e policisë.


MË SHUME NGA Lajme