Dëshmia e dëshmitarit të Prokurorisë mbahet tërësisht në seancë të mbyllur
BKT
Gjykata Speciale

Dëshmia e dëshmitarit të Prokurorisë mbahet tërësisht në seancë të mbyllur

Sh.Ç/RTKlive

(E plotësuar, ora 09:45) Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, ka filluar seanca gjyqësore ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Dëshmia e dëshmitarit të Prokurorisë po mbahet tërësisht në seancë të mbyllur.

Vazhdon gjykimi në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, sipas kalendarit sot do të vazhdojë procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Në seancën e sotme pritet të dëshmoi një dëshmitar i ri, pasi te enjten e ka përfunduar dëshminë dëshmitari i 57-të i Zyrës së Prokurorit të Specializuar në gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

Dëshmia e këtij dëshmitari u dëgjua në seancë të mbyllur dhe zgjati vetëm gjatë sesionit të paradites të së enjtes, kurse pjesa tjetër e seancës u pezullua.

Kryetari i trupit gjykues, Charles Smith III nuk ka dhënë ndonjë shpjegim përveç se ka theksuar që seanca përfundoi.

Edhe DHSK përmes një njoftimi për media ka thënë se ka përfunduar dëshminë dëshmitari i 57-të.

Gjykimi rinis sot në orën 09:00.


MË SHUME NGA Gjykata Speciale