Sonte në Kamenicë shfaqet dokumentari për Demaçin, ‘Kampi i Ferrit’
BKT
Kulturë

Sonte në Kamenicë shfaqet dokumentari për Demaçin, ‘Kampi i Ferrit’

M.P. / RTKlive

Sonte në Kamenicë do të shfaqet filmi dokumentar “Kampi i Ferrit”.

“Ky film dokumentar paraqet jetën dhe veprën e veprimtarit dhe simbolit të rezistencës kombëtare Adem Demaçi”, thuhet në njoftimin e kësaj komune.

Filmi i cili mban autorësinë e Valon Bajramit do të shfaqet duke filluar nga ora 20:00 në sheshin “Metush Krasniqi”.

Dokumentari në fjalë vjen në Kamenicë në kuadër të Manifestimit Tradicional ‘Lulëkuqet e Prillit”.

Radio Televizioni i Kosovës është prodhuesi i dokumentarit dhe sponsori medial i kësaj ngjarje. 


MË SHUME NGA Kulturë