Auditorja e Përgjithshme shpalos rezultatet e dy raporteve të auditimit
BKT
Foto: Fatos Cervadiku
Lajme

Auditorja e Përgjithshme shpalos rezultatet e dy raporteve të auditimit

F. Cervadiku /RTK& M.Miftari /RTKlive

Auditorja e Përgjithshme, Vlora Spanca, ka filluar konferencën me shpalosjen e rezultateve dhe rekomandimet e dy raporteve të auditimit të Teknologjisë së Informacionit: “Modernizimi i Sistemit të Edukimit në Kosovë përmes e-Edukimit” si dhe “Sistemi Informativ për Menaxhimin e Stokut Farmaceutik (SIMSF)”.

“Nga janari i vitit 2024 deri më tani kemi publikuar pesë raporte të auditimit të performancës” tha Spanca, derisa shtoi se sot do të publikohen d raporte të Teknologjisë së Informacionit dhje të njëjtat janë dërguar në organizatat  audituar dhe në Kuvendin e Kosovës.

“Raportet të cilat do të publikohen sot janë: Modernizimi i sistemit të edukimit në Kosovë përmes e -Edukimit, si dhe Sistemi Informativ për Menaxhimin e Stokut Farmaceutik (SIMSF)”, sqaroi Spanca.

Ajo, tutje prezantoi rezultatet e katre auditimeve.

Sipas saj auditimi i modernizimi i sistemit të edukimit në Kosovë përmes e –Edukimit në Kosovë, gjatë viteve 2013-2017, MASHTI ka zhvilluar projektin për dixhitalizimin e arsimit parauniversitar në Kosovë në vlerë prej 4 milionë e 931 mijë euro.

“Ky projekt i financuar plotësisht nga huamarrja është realizuar pa planifikim paraprak, i cili është përcjellë me mangësi gjatë zhvillimit të cilat kanë ndikuar në mosarritjen e qëllimit të dhe përmbushjen e misionit të organizatës” deklaroi Spancca, teksa shtoi se MASHTI për më tepër nuk ka siguruara pajisjet thelbësore dhe infrastrukturën hardverike.


MË SHUME NGA Lajme