Osmani, Konjufca e Kurti bëjnë homazhe për ish-deputetin Ali Lajçi
BKT
Foto: Edina Avdiu/RTK
Lajme

Osmani, Konjufca e Kurti bëjnë homazhe për ish-deputetin Ali Lajçi

Edina Avdiu/RTK

Në hollin e Kuvendit janë bërë  homazhe për të nderuar veprimtarin e çështjes kombëtare, ish-deputetit të Kuvendit, Ali Lajçi, i cili ka ndërruar jetë të dielën.

Presidentja Vjosa Osmani dhe kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca dhe kryeministri Albin Kurti, kanë bërë homazhe për veprimtarin e çështjes kombëtare, ish-deputetin Ali Lajçi.

Lajçi ishte i dënuar politik nga regjimi i Serbisë. Në vitin 1981 ai ka qenë organizator i demonstratave, arsye për të cilën është dënuar me 15 vite burg.

Që nga viti 2001 deri në vitin 2007 ai ka qenë kryetar i Komunës së Pejës, ndërsa nga viti 2007 deri në vitin 2010 deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës.

 


MË SHUME NGA Lajme