10:16 / 30.04.2024
Osmani: 200 milionë euro të MCC-së e transformojnë sektorin e energjisë
F.Sertolli / RTKlive
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se granti prej mbi 200 milionë euro nga agjencia MCC e Qeverisë Amerikane do ta transformojë thellësisht sektorin e energjisë në Kosovë.
Ajo përmes llogarisë së saj në 'Facebook', ka njoftuar se sot, në prag të fillimit zyrtar të Programit Kompakt, ka mirëpritur Cameron Alford, zëvendëspresident i MCC-së.
“Si investimi më i madh në fushën e energjisë, Programi Kompakt është dëshmi e fuqisë së partneritetit Kosovë-SHBA”, ka shkruar e para e vendit Vjosa Osmani.























