Gërvalla merr pjesë në takimin ministror të BE-së në Bruksel| VIDEO
BKT
Lajme

Gërvalla merr pjesë në takimin ministror të BE-së në Bruksel| VIDEO

Gjeraqina Tuhina| Bruksel| RTK

Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, me ftesë të Presidencës belge të Këshillit të BE-së, po merr pjesë në takimin ministror të BE-së në Bruksel, në 20-vjetorin e zgjerimit, kur 10 shtete të reja anëtare iu bashkuan Bashkimit Evropian në vitin 2004.

“Si zëvendëskryeministre dhe ministre e jashtme e Republikës së Kosovës, erdha sot me shpresën se do të kemi një diskutim të hapur dhe të sinqertë për sundimin e ligjit, integrimin e Ballkanit Perëndimor dhe vendeve të tjera aspirante për anëtarësim ne BE dhe për të diskutuar për nivelin e standardeve demokratike dhe standardeve të sundimit të ligji, që janë të nevojshme të përmbushen përpara se të bashkohemi të gjithë së bashku, në familjen evropiane. Shpresoj se biseda e sotme do të jetë konstruktive dhe se Republika e Kosovës, si kampione e demokracisë dhe sundimit të ligjit, mund të kontribuojë në vendosjen e standardeve të reja për anëtarët e rinj”, tha kryediplomatja kosovare para fillimit të takimit në një deklarim për media.


MË SHUME NGA Lajme