Në Muzeun Metropolitan në New York hapet ekspozita e Petrit Halilajt
BKT
Kulturë

Në Muzeun Metropolitan në New York hapet ekspozita e Petrit Halilajt

V.Thaçi / RTKlive

Instalacioni skulpturor i Petrit Halilajt është inauguruar në tarracën e çatisë së Muzeut Metropolitan të Artit në New York.

Veprat e tij që prezantohet si artist kosovar, shpërfaqin përjetimet dhe ëndrrat e nxënësve të ilustruara në bankat e shkollës.

Ministëri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrullah Çeku, ka thënë se Halilaj përtej arritjes individuale të tij,  ka bërë një arritje të madhe edhe në fushën e diplomacisë publike.

Po ashtu ministri ka thënë se artisti Petrit Halilaj ka arritur që përmes artit të sjell një pjesë historie të Kosovës në mesin e komunitetit më prestigjioz artistik të New Yorkut, duke bërë secilin prej nesh krenar për të dhe Kosovën njëkohësisht.

“Ishte kënaqësi e jashtëzakonshme të jem pjesë e hapjes së ekspozitës së tij “ABETARE” në muzeun e New Yorkut, The Metropolitan Museum of Art.

Ekspozita u frymëzua nga vizatimet e shkrimet e nxënësve në bankat e shkollës që ai ndoqi në Runik gjatë viteve të 90-ta në Kosovë, ndërsa për prezantimin në MET zgjeroi hulumtimin në shkolla të tjera ku kishte konflikte, në Shqipëri e vende nga ish-Jugosllavia. Këto vizatime të shndërruara në skulptura metalike sjellin kujtesën kolektive dhe fuqinë imagjinative të brezave të studentëve, jetët e të cilëve u shënuan nga konflikte traumatike dhe ndarje territoriale gjatë luftërave në Ballkan.

Përtej arritjes individuale të tij, kjo është një arritje e madhe në fushën e diplomacisë publike. Petriti u bë shqiptari i parë nga Kosova që prezanton veprën e tij në The MET, duke hapur rrugën e promovimit e prezantimit të artit e Kosovës para publikut e artdashësve amerikan e më gjerë”, ka shkruar Çeku në Facebook.

Për hapjen e ekspozitës  “ABETARE” në muzeun e New Yorkut, The Metropolitan Museum of Art, “New York Times”  ka publikuar një përmbledhje të kritikut për punën e Halilajt në The Met.

Mund të jetë një imazh i teksti që thotë "The CheNew Neru York Cimes On the Met Roof, Skywriting His Way to Freedom Petrit PetritHalila Halilaj ofKosovo began htthiiloloiaonpna drawin rawingas refugee childi the Balkans during iolent decade nd invented: calligraphic Bilkamaingaaaa world of memory, සී Sharefuterikte ロ wwtc/et writtenin Albansan "Abetare (Spider)." stainiess httththtt/t Tuesday Abetage" was seulptureb Halilajf conmisston dleamed earaka"


MË SHUME NGA Kulturë