Haradinaj: SHBA, ka treguar lidershipin e saj në ndihmën ndaj Kosovës
BKT
Lajme

Haradinaj: SHBA, ka treguar lidershipin e saj në ndihmën ndaj Kosovës

N.M. /RTKlive

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se hyrja në fuqi e Programit Kompakt, do të jetë ndihmesë në krijimin e fleksibilitetit dhe stabilitetit në sektorin e energjisë, duke mundësuar integrim më të madh të burimeve të ripërtëritshme.

Haradinaj, në një postim në Facebook, ka thënë se ShBA ka treguar lidershipin e saj në ndihmë ndaj Kosovës.

“ShBA, ka treguar lidershipin e saj në ndihmën ndaj Kosovës, si në aspektin politik dhe atë ekonomik. Ky kontribut është i pazëvendësueshëm dhe programi Millenium Challenge Corporation (MCC) është dëshmi e vazhdimësisë së këtij partneriteti afatgjatë mes dyja vendeve. Gjatë kohës sa isha kryeministër i vendit, pata nderin që me drejtuesit e MCC të bashkëpunoj në implementimin e projekteve të ndryshme me interes për vendin. Hyrja në fuqi e Programit Kompakt, do të jetë ndihmesë në krijimin e fleksibilitetit dhe stabilitetit në sektorin e energjisë, duke mundësuar integrim më të madh të burimeve të ripërtëritshme”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Haradinaj ka falenderuar ShBA-të për kontribut të gjithanshëm.

 “Gjithmonë falënderues ndaj miqve tanë strategjikë ShBA-të, për kontributin e gjithanshëm që kanë dhënë dhe vazhdojnë të japin për popullin dhe shtetin e Kosovës”, është shprehur Haradinaj.

 


MË SHUME NGA Lajme