12:12 / 01.05.2024
Fadil Hadërgjonaj aderon në LDK
SH.Ç/RTKlive
Ish-luftëtari i Ushtrisë çlirimtare të Kosovës, gjenerali Fadil Hadërgjonaj sot ka aderuar në Lidhjen Demokratike të Kosovës. Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i LDK-së Lumir Abdixhiku i cili i ka uruar mirëseardhje Hadërgjonajt.
“‘Bjeshka’ siç e thërrasin shokët e luftës, është një prej figurave më të shquara e të njohura në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë, gjeneral Fadil Hadërgjonaj, nga sot është pjesë e Lidhjes Demokratike të Kosovës”, ka thënë Abdixhiku.























