Dortmundi mposht PSG-n, finalisti vendoset në Paris
BKT
Sport

Dortmundi mposht PSG-n, finalisti vendoset në Paris

Fatmir Bytyqi/RTKLive

(E plotësuar, 22:57) Borussia Dortmund e ka mposhtur PSG-n, me rezultat 1-0, të mërkurën mbrëma në ndeshjen e parë të gjysmëfinales së Ligës së Kampionëve.

‘Milionerët’ e Gjermanisë dhe parisienët u përballen në “Signal Iduna Park”, në një sfidë dramatike.

Kjo përballje e cila  u zhvilluar në një atmosferë të ‘çmendur’ nga tifozët e Dortmundit, ka dhuruar një sfidë tejet interesante, anipse u shënuan vetëm një gol.

Fullkrug (36’), shënoi golin e vetëm dhe të fitores për Dortmundin.

Të dy skuadrat krijuan raste të shumta, madje, PSG në pjesën e dytë dy herë qëlloi shtyllën, por assesi nuk ia doli që të paktën një herë të çoj topin në rrjetë.

Skuadra finaliste do të përcaktohet në ndeshjen kthyese që do të luhet në Paris.

Mbyllet pjesa e parë, Dortmund në epërsi ndaj PSG-së

Pjesa e parë mes Borussia Dortmundit dhe PSG-së, është mbyllur me epërsinë e skuadrës gjermane prej 1-0.

‘Milionerët’ e Gjermanisë dhe parisienët po përballen në “Signal Iduna Park”, në gjysmëfinalen e parë të Ligës së Kampionëve.

Kjo përballje e cila po luhet në një atmosferë të ‘çmendur’ nga tifozët e Dortmundit, ka dhuruar një ndeshje dramatike.

Fullkrug (36’), zhbllokojë ndeshjen duke kaluar skuadrën nikoqire në avantazh prej 1-0, rezultat më të cilin skuadrat shkuan në pushim.

Pas pak nis pjesa e dytë.