Sonte në RTK shfaqet dokumentari ‘Përtej Gjakut’| Video
BKT
Lajme

Sonte në RTK shfaqet dokumentari ‘Përtej Gjakut’| Video

K. K / RTKlive

Departamenti i Dokumentarëve i Radio Televizionit të Kosovës (RTK), sonte (e enjte), me fillim nga ora 21:40, do të sjellë dokumentarin ‘Përtej Gjakut”,(pjesa e parë), i realizuar nga gazetarja e RTK-së, Valdete Osmani.

Pjesa e parë e dokumentarit flet për nismëtëtarët, kurse Pjesa e dytë për Anton Çetën dhe ata që falën gjaqet.

Anton Çetta, ishte kryetar i Këshillit Qendror të Lëvizjes Kombëtare për Pajtimin e Gjaqeve në vitin 1990.

Ky dokumentar flet për ndryshimin e traditës së gjakmarrjes, që ishte synim në sjelljen e paqes brenda pullazeve të odave të shqiptarëve si asnjëherë më parë. Në oda nuk dëgjohej vetëm zëri i burrave, por edhe i grave.

Këtu ishte pikë kthese e Lëvizjes së Pajtimit të Gjaqeve në vitin 1990. Për bajram dhe pashkë u falën qindra gjaqe.

 Për më shumë ndiqeni sonte emisionin e plotë të dokumentarit ‘Përtej Gjakut’ .

Dy nga nismëtaret e para, Havë Shala e Myrvete Dreshaj, dhe gazetarja e RTK-së, Valdete Osmani!


MË SHUME NGA Lajme