Masakra e Studimes, Kurti: Nuk ka paqe pa drejtësi për viktimat
BKT
Foto: Valjeta Shala
Lajme

Masakra e Studimes, Kurti: Nuk ka paqe pa drejtësi për viktimat

V.Th. RTKlive & V. Shala/ RTK

(E plotësuar) Janë bërë 25 vjet që nga koha kur në Studime të Vushtrrisë forcat kriminele serbe vranë 116 shqiptarë të pafajshëm të cilët u nxorën nga kolona e qindra njerëzve që kishin marrë rrugë për Shqipëri.

Në shënim të përvjetorit të masakrës edhe presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani bashkë me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, kanë marrë pjesë në Akademinë Përkujtimore në përvjetorin e masakrës se Studimes në Vushtrri.

“në 25 vjetorin jemi këtu për të kujtuar 116 civilë mes tyre fëmijë  dhe gra shtatzënë.

Është vështirë për të shprehur fjalët se si ende si komb ende duhet të përballemi me plagë e dhimbje ku qytetarët tanë kanë përjetuar masakra të tmerrshme. Janë dëshmi së sa sa e domosdoshme ishte lufta  jonë për liri. Këtë të vërtetë do ta mbrojmë kudo e kurdo. Ishte luftë për mbrojtje të identitetit dhe shtetit tonë. Drejtësia do të vendoset pavarësisht sa do të vonohet ajo”, tha Osmani

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se nuk ka paqe pa drejtësi për viktimat.

“Më pak së dy orë u vranë civilë të paarmatosur qe bëri ushtria e rregullt serbe. Masakra radhitet mes masakrave të shqiptarëve dhe asaj të Sebrenicës. Andaj këta muaj u përkushtohemi masakrave të viktimave. Numri i masakrave edhe dëshmi e gjenocidit serbe. Jemi te qartë oër kërkesën  tonë për drejtësi. Të behët drejtësi universale për viktimat, ky është kusht  i vetëm për paqe”

Kurse kryetari Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi bëri thirrje për unitet.

“falënderim që keni ardhur që të ja lehtësoni dhimbjen e familjarëve

25 vjet këtu me parë u derdh gjak , gjaku që solli këtu më pas edhe lirinë fal edhe  gjakut të dëshmorëve, UÇK-së dhe NATO-s. Nuk jemi të kënaqur me drejtësinë, ka selektim të drejtësisë. Drejtësia nuk e ka thënë fjalën e tyre. Çlirimtarët po mbahen me akuza të fabrikuara. Si kurrë më parë kemi nevojë të jemi të unifikuar”

Osmani: Të vërtetën do ta mbrojmë kurdo e kudo

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në akademin përkujtimore për Masakrën e 2 majit në fshatin Studime të Vushtrrisë, tha se si shtet dhe si komb ende duhet të përballemi me plagë të hapura e dhimbje të papërballueshme.

Historitë e masakrave në Kosovë janë dëshmi e fuqishme e të drejtës sonë dhe konfirmimit të faktit të njohur botërisht se Kosova ishte viktima e agresionit, teksa Serbia shoviniste ishte agresori, se Serbia kreu krimet, ndërkaq Kosova mbronte vetveten

Osmani tha se këtë të vërtetë do ta mbrojmë kudo e kur do, ngase lufta jone çlirimtare ishte luftë për liri, për mbrojtjen e të drejtës së dinjitetit tonë, për mbrojtjen e shtëpisë sonë njësoj sikur bëri secili dëshmor, hero, secili luftëtarë i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në krye me komandantin legjendar Adem Jashari.

Komuna e Vushtrrisë ka organiozuar akademi përkujtimore për masakrën e 2 majit në fshatin Studime.


MË SHUME NGA Lajme