Shala për seancën e sotme: Qëllime të tilla janë të sabotohet çdo ide
BKT
Lajme

Shala për seancën e sotme: Qëllime të tilla janë të sabotohet çdo ide

E.Hoti| RTKlive

Gjatë seancës së sotme të Kuvendit përpos përplasjeve të rëndomta pozitë opozitë kishte një moment tensioni.

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Ferat Shala ka kritikuar menaxhimin e seancave të Kuvendit të Kosovës.

Deputeti opozitar Ferat Shala tha për "Lajmet e Fundit”, në RTK, se mënyra të tilla të menaxhimit të seancave, po bëhen direkt nga strukturat politike të mazhorancës. Sipas tij, qëllime të tilla janë që të sabotohet çdo ide.

“Nuk kas pasur asgjë që ka qenë jo demokratike, edhe kapja e mikrofonit është demokratike", tha ai.

Sipas tij, pozita ka pasur qëllim që të provokojë Grupin Parlamentar të PDK-së.

Ai tha se në dikasteret e shtetit ka keq menaxhim dhe për këtë nuk ka transparencë.

Kurse për raportin e DASH-it, deputeti Shala, tha se kjo qeveri ka parametër krahasues vetëm me të kaluarën. 

“Kjo qeveri nuk asnjë raport pozitiv, të ndërmarrjeve publike, investimeve kapitale, shumica e ndërmarrje janë pa bord, pa licenca pune”, tha Shala.


MË SHUME NGA Lajme